INOVACION NË EVENTE

DasmaDigjitale tani është edhe Digjital

Përveç përvojës fizike në dasmë, tani çiftet mund të kenë një galeri ekskluzive digjitale ku të gjithë mysafirët ngarkojnë fotot dhe videot e tyre në kohë reale. Pa asnjë aplikacion, pa llogari dhe me privatësi të plotë.

DasmaDigjitale STUDIO

Lisi & Era

10 GUSHT 2025
Dërgo Kujtim
Galeria Live
PROCESI

Krejtësisht e thjeshtë, në 3 hapa

Asnjë vonesë, asnjë ndërlikim teknik për ju ose të ftuarit tuaj.

01

Vendos QR Kodin

Çiftet marrin një QR kod unik të cilin e printojnë dhe e vendosin në çdo tavolinë të dasmës ose në hyrje të sallës.

02

Skano & Ngarko

Dasmorët thjesht skanojnë kodin me kamerën e telefonit, pa pasur nevojë të regjistrohen, dhe përzgjedhin momentet e tyre.

03

Ruaj Kujtimet

Të gjitha fotot dhe videot grumbullohen menjëherë në një galeri të përbashkët, ekskluzive dhe me kualitet maximal.

0%

Asnjë Vonesë

Mbrëmja juaj dokumentohet live nga sytë e të gjithë mysafirëve.

Kualitet Origjinal

Fotografitë ruhen pa kompresim të rëndë si në rrjetet sociale.

PËRVOJA E MUSAFIRËVE

Përvoja më e mirë dhe më e pastër për të ftuarit

Kemi eliminuar çdo barrierë teknologjike në mënyrë që edhe gjyshet apo fëmijët të mund ta përdorin pa asnjë ndihmë.

Pa Shkarkim Aplikacioni (No App Required)

Asnjë dasmor nuk ka nevojë të ngarkojë kujtesën e telefonit apo të presë në App Store. Gjithçka hapet në çast direkt në çdo browser.

Pa Krijim Llogarie (No Account Needed)

Nuk kërkohet regjistrim, numër telefoni, email apo fjalëkalim. Mysafirët thjesht shkruajnë emrin e tyre (opsionale) dhe ndajnë urimin.

Kujtime Publike ose Surprizë Private

Të ftuarit mund të zgjedhin t'i publikojnë fotot në galerinë live të dasmës për të gjithë sallën, ose t'i dërgojnë ato në mënyrë private si dhuratë vetëm për sytë e çiftit.